Një Mbrëmje Mbretërore në Château de Versailles

Versailles Masquerade Ball 2025!

Një eksperiencë që kalon kufijtë e imagjinatës, në një nga pallatet më madhështore të historisë.

Hyni në një natë magjike në Château de Versailles, simbolin e mbretërisë franceze dhe një ndër perlat arkitekturore më të lavdishme në botë. Sallonet e ndriçuara me qirinj, tavane të zbukuruara me ar, pasqyra të mrekullueshme, muzikë baroke dhe DJ do të krijojnë një atmosferë që vetëm mbretërit dhe aristokracia dikur mund ta përjetonin.

Ne kemi organizuar gjithçka për ju – nga akomodimi në hotele luksoze, deri te hyrja në këtë ngjarje unike që ndodh vetëm një herë në vit.

Perfshin:

✔️ Biletë hyrëse për Grand Masked Ball of Versailles
✔️ 3 netë në hotel parisien 4-yje me mëngjes të përfshirë
✔️ Hyrje në kopshtet madhështore të Château de Versailles
✔️ Nga ora 20:30 deri në 23:00 – Pjesëmarrje në shfaqjen magjike të shatervaneve, e veshur me kostum dhe maskë
✔️ Shëtitje 2.5 orëshe nëpër kopshtet e ndriçuara me muzikë dhe ujëvarat në lëvizje
✔️ Ora 23:00 – Hapja e portave për Grand Masked Ball
✔️ Ora 23:30 – Hyrje në Orangerie dhe fillimi i Ballos
✔️ Një natë me DJ sete elektrizuese dhe performanca artistike të kuruara nga Aziz Baki
✔️ Pije dhe ushqim në vend me byzylyk "cashless" të sigurt
✔️ Garderobë falas për të lënë sendet personale
✔️ Ora 05:30 – Afterparty në Ballroom Grove, vallëzim deri në lindjen e diellit
✔️ Parkim falas në vend, me paraqitjen e biletës (deri në plotësimin e vendeve)
✔️ Mbështetje e personalizuar për eventin & ndihmë për rezervimin
✔️ Lista jonë e kuruar e butikeve për marrje me qira ose blerje të kostumeve baroke

🎭 Shënim: Hyrja në Ballo është e lejuar vetëm për të ftuarit me kostum barok cilësor dhe maskë. Nuk ka dhomë ndërrimi në vend.

PAKETA EKSKLUZIVE

€1,189 per person ( 3 nete)

Përjeto luksin mbretëror dhe elegancën e pakrahasueshme

Pse të rezervoni kete event?

✔️Eksperiencë e kurorëzuar me madhështi

– Versailles nuk është vetëm një event, është një udhëtim në kohë, një përvojë mbretërore përtej realitetit.

✔️Gjithçka e organizuar për ju

– Nga hoteli deri te hyrja në event.

✔️Vetëm 12 vende të disponueshme!

– Një mundësi ekskluzive për ata që dëshirojnë të jenë pjesë e historisë.


Bashkohu në këtë eksperiencë unike!

RRETH NESH

Your Travel Companion, ne krijojmë eksperienca unike udhëtimi që ju lidhin me shpirtin dhe magjinë e çdo destinacioni. Nga zhytja kulturore deri te pushimet e qeta dhe rigjeneruese, eventet tona të përzgjedhura me kujdes ju ofrojnë mundësinë për të ngadalësuar ritmin, për të përjetuar të jashtëzakonshmen dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme. Me fokus te ekskluziviteti, autenticiteti dhe lidhja personale, ne sigurojmë që çdo udhëtim të jetë një përvojë unike dhe me domethënie.

Misioni Ynë është i Thjeshtë:

Të fuqizojmë udhëtarët për të eksploruar botën me lehtësi dhe siguri, duke ofruar eksperienca të jashtëzakonshme që krijojnë kujtime të qëndrueshme.

Le të ju çojmë në një udhëtim ku ëndrrat tuaja bëhen destinacione!

Hidh një hap drejt magjisë

Read our Privacy Policy